fbpx

Klerikët fetarë vizitojnë krerët e UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për t’i vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.

Në pamjet që ka siguruar medium ynë shihet myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke hyrë së bashku në Qendrën e Paraburgimit.

Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]