fbpx

Klinaku: Ka dëshmitarë që ZPS u flet serbisht dhe u premton banim jashtë Kosovës, që të dëshmojnë rrejshëm por ata refuzojnë

nga Revista Kosovarja

U.D i kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se di raste të dëshmitarëve që i njeh që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar, raporton Gazeta Blic.

Ai thotë se po të kishin frikë ata, nuk do të tregonin vetë për këtë.
Postimi i tij i plotë:
Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar.
Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi.P.S
Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]