fbpx

Koha kur Erdogani ishte “shofer” i Ramës

nga Revista Kosovarja

Më 1 qershor të vitit 2016, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte për një vizitë zyrtare në Turqi.

Atje, Rama u prit nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili për disa minuta u bë edhe shofer i Ramës.

Erdogan e Rama morën pjesë në inaugurimin e urës së katërt më të gjatë pezull në botë, e quajtur “Osman Gazi”, e cila është 2.6 kilometra e gjatë.

Ura ishte në ndërtim që prej vitit 2013. “Duhej ta kishim ndërtuar të paktën 50 vjet më parë,” tha Erdogan për urën në gjirin Izmit, njofton Klankosova.tv.

Projekti kishte kushtuar 9 miliardë dollarë. Ajo shkurton kohën e udhëtimit nga Stambolli për në Izmir nga 9 orë në vetëm 3.5 orë

Ndërsa dje, Erdogan ishte në Shqipëri për të dhuruar çelësat e shtëpivë të shkatërruara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]