fbpx

Koha kur Juli mbështeste Luizin, po fituesi pse s’ndjehet për Julin?

nga Revista Kosovarja

Julian Deda, është një nga finalistët e këtij edicioni në ‘Big Brother VIP Albania 3’.

Duke qenë nga Shkodra, shumë kush e ka krahasuar Julin me Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të kaluar, i cili po ashtu është me origjinë nga Shkodra. Mirëpo, nga ana e tij, ende nuk ka pasur asnjë mbështetje për Julin, i cili vitin që kaloi e shprehu hapur simpatinë për lojën e Luizit. Përveç faktit që Luizi ishte shok i ngushtë me të vëllain, Juli mendonte se Luizi ishte vitin që shkoi lojtari më i mirë i lojës.

Ju rikujtojmë deklaratën e tij:

“Më keni shkruar shpesh pse nuk fole një herë për Luizin. E kam shprehur hapur mbështetjen time për Luizin, meqë e kërkoni kështu, për mendimin tim është absolutisht lojtari më i mirë i kësaj loje, përveç kësaj, unë e njoh dhe personalisht përmes vëllait i cili e ka shok dhe mendoj se mbështetja që është krijuar për atë nuk është rastësi dhe padashje….”

Po Luizi, pse s’ndihet për Julin dhe për finalen e formatit që e nxorri fitues?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]