fbpx

‘Kokë e këmbë i dashuruar’, Capital T me dedikim romantik

nga Revista Kosovarja

Capital T është nga artistët më aktiv në rrjete sociale që qëndron afër fansave të tij duke publikuar vazhdimisht detaje nga jeta e tij por jo nga ajo sentimentale.

Sa i përket kësaj pjese ai qëndron i mbyllur dhe nuk është zbuluar kurrë ndonjë romancë e tij edhe pse ka pasur thashetheme.

Në një nga postimet e fundit ai na bëri të dyshojmë se po jeton një dashuri pasi ka bërë një dedikim romantik duke mos zbuluar se kujt i drejtohet.

“Si dhuratë prej qiellit mke pikë”, shkruan Trimi sipër një fotografike që tregon një çift.

Reperi prej kohësh është përfolur për një lidhje me Adrola Dushin e së fundmi edhe me Nevina Shtylla.

Thashethemet nuk u konfirmuan kurrë dhe raportet e tyre për publikun mbetet vetëm në kuadrin e bashkëpunimeve pasi të dy vajzat morën pjesë në videoklipet e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]