fbpx

Komandanti i KFOR-it e informon shefin e NATO-s për situatën e sigurisë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Komandanti i misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani e ka mirëpritur sot në Këshillin e Atlantikut të Veriut (NAC), së bashku me sekretarin e NATO-s, Mark Rutten dhe Zëvendës-sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska.

Në këtë vizitë, KFOR-i e ka njoftuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

“Gjatë vizitës, Komandanti i KFOR-it ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Sinjali.

Nga KFOR-i deklaruan se gjeneralmajori, Enrico Barduani u angazhua me ambasadorët e vendeve që kontribuojnë me trupa të KFOR-it, duke i falënderuar ata për mbështetjen e tyre të patundur ndaj misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja dhe sigurisë së përgjithshme të rajonit.

“Gjatë vizitës, Komandanti i KFOR-it ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftim në rrjetin social, Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]