fbpx

Komandanti i KFOR Ulutash, vizitoi Prizrenin dhe Mamushën

nga Revista Kosovarja

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka zhvilluar sot vizita në komunën e Mamushës dhe atë të Prizrenit.

Ai ka takuar personelin e KFOR-it të caktuar në dy nga ekipet ndërlidhëse të monitorimit të KFOR-it që veprojnë në mbarë Kosovën.

“Kjo është thelbësore për suksesin e misionit tonë, pasi na lejon të kuptojmë më mirë nevojat e popullatës lokale dhe implikimet e tyre për sigurinë”, ka shkruar ai në platformën X.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]