fbpx

KOMF e Këshilli i Prindërve: Nëse mësimi nuk fillon sot, 320 mijë nxënësve do t’u mohohet e drejta themelore

nga Revista Kosovarja

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës ka reaguar ndaj grevës së mësimdhënësve.

Sipas një komunikate të përbashkët, thuhet se nëse nuk fillon mësimi më 1 shtator, atëherë nxënësve po u mohohet e drejta themelore për arsim.

“Nëse sot më 1 shtator nuk fillon mësimi, rreth 320,000 nxënësve do t’i mohohet e drejta themelore për arsim. Në mesin e tyre, e drejta për arsim do t’i mohohet rreth 25,000 fëmijëve të cilët presin të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

Mohimi i arsimit është shkelje e të drejtës themelore të fëmijës, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

KOMF i bën thirrje palëve në këtë proces të kenë konsideratë kryesore interesin më të mirë të fëmijës, të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, pasi ndërprerja e arsimit dëmton më së shumti fëmijë”, thuhet në deklaratën./Koha

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]