Komuna e Prishtinës i ka larguar sot mbetjet e lodrave në dy lokacione të Prishtinës. Përparim Rama ka thënë se hapësirat publike do t’i kthehen qytetarëve.
“Sot filluam me procesin e rrënimit dhe pastrimit të mbetjeve nga parqet e lodrave në lagjen Taukbashçe dhe në lagjen e Spitalit.
Kështu po i rimarrim hapësirat publike të cilat do t’i funksionalizojmë duke i shndërruar në vende të shfrytëzueshme prej të gjithë qytetarëve të Prishtinës” shkruan Rama në njoftim.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se aksioni do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.
“Hapësirat publike po lirohen!
Njejtë do të veprojmë edhe me hapësirat tjera në Qytetin e Prishtinës” shkruan Zogaj në Facebook.