fbpx

Komuniteti Turk feston, nuk mungon urimi nga Presidentja

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij komuniteti dhe i ka cilësuar ata urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Kjo ditë është një mundësi e veçantë për t’i afirmuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore që komuniteti turk i ka dhënë dhe vazhdon t’ia japë shoqërisë sonë”.

“Vlerësojmë kontributin e pandërprerë të këtij komuniteti për ndërtimin e një Kosove demokratike, të barabartë dhe ku secili qytetar, pa dallim, ndjehet i respektuar dhe i përfaqësuar”, thuhet në urimin e presidentes Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Për nder të kësaj dite dhe me propozim të përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit turk, Presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Prof. Dr. Nimetullah Hafız, për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke në Kosovë, si dhe edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e harmonisë ndëretnike në vendin tonë.

Osmani, dekoratën do t’ia dorëzojë profesor Hafizit në një ceremoni të veçantë që do të mbahet ditëve në vijim, shkruhet tutje në njoftimin e presidencës në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]