fbpx

Konfiskohen dy armë në dy raste të ndara në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, ka njoftuar se përmes video incizime të postuara në rrjetet sociale janë vërejtuar armë të dyshuara në mënyrë të paautorizuar .

“Në njërin rast i dyshuari me inicialet A.Rr., shtetas i Republikës së Kosovës ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe nëntë (9) copë fishekë, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari me inicialet M.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një pushkë automatike me një karikator dhe një (1) fishekë. Armët dhe municionin të dyshuarit i kishin në posedim të paautorizuar dhe të njëjtat janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]