fbpx

“Kosova, Kosova”, Vjosa Osmani nis festën në Paris pas suksesit të Distria Krasniqit

nga Revista Kosovarja

Distria Krasniqi pati performancë të jashtëzakonshme deri më tani në Lojërat Olimpike të Parisit.

Kampionia olimpike arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë në xhudo.

E delegacioni i Kosovës në Paris ka nisur festën pas dy fitoreve të mëdha të xhudistes kosovare.

Në një video të publikuar nga këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, shihet e para e vendit duke brohoritur: Kosova, Kosova, së bashku me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]