fbpx

Kosovari që u bullizua për pamjen fizike: Prej që njoh veten më kanë bullizuar, më kanë qitë përtokë

nga Revista Kosovarja

31-vjeçari kosovar, i quajtur Labinot Azemi, ka treguar se ishte bullizuar për shkak të pamjes fizike. Ai ka thënë se prej që e njeh veten ka qenë i bullizuar dhe kjo ka bërë që të bjerë në depresion.

“Dukem ndryshe dhe kjo më ka penalizuar tërë jetë. Pse unë duhet me qenë ndryshe. Prej që e njoh veten, gjithmon jam kanë i bullizuar deri në atë pikë sa kam ra në depresion dhe mos me dalë prej shtëpisë, thjesht me ra përtoke”, shprehet ai në Atv.

Ai thotë se ka qenë i bullizuar edhe në shkollë.

“Gjithmonë jam kanë i shtypur dhe nuk kam reflektu”, shprehet ai.

Ai thotë se kjo ka ndikuar që ai të mos ketë edhe një vend pune.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]