fbpx

Kourteny Kardashian fejohet me të dashurin Travis Barker

nga Revista Kosovarja

Kourtney Kardashian e ka gjetur lumturinë me të fejuarin Travis Barker.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 42 vjeç dhe rokeri i “Blink-182”, 45 vjeç, janë fejuar.

Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik.

“Përgjithmonë Travis Barker”, ka shkruar Kourtney në mbishkrimin e imazhit që ndau me fansat.

Sipas TMZ , i cili ishte i pari që raportoi fejesën, Barker propozoi në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni. Muzikanti planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë para se të binte në gjunjë dhe t’i bënte pyetjen.

Kjo shënon fejesën e parë të Kardashian, por ajo ka tre fëmijë: Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 6, me ish-partnerin, Scott Disick.
Ndërsa, Barker ishte martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008.
Motra e Kourtney, Kim Kardashian ndau një video të çiftit në Twitter, duke shkruar “Kravis përgjithmonë”.


Kourtney më parë ishte e lidhur me Younes Bendjima dhe Luka Sabbat, ndërsa Barker u lidh shkurt me Rita Orën në 2015.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]