fbpx

Kourtney Kardashian zbulon se ajo bëri hapin e parë në lidhjen me Travis Barker: Ai po vononte shumë për të më puthur

nga Revista Kosovarja

Kourtney Kardashian po shijon se si ajo dhe i fejuari Travis Barker gjetën më në fund dashurinë pasi ishin miq prej vitesh, në episodin e parë të “The Kardashians”.

Ndërsa asnjëri prej tyre nuk është i turpshëm kur bëhet fjalë për shfaqjet e tyre publike të dashurisë, Kourtney ka zbuluar se si ishte ajo që fillimisht bëri lëvizjen e parë në bateristin e “Blink-182”.

“Padyshim që më ka tërhequr gjithmonë Travis. Ai po vononte shumë për të më puthur”, tregon Kourtney, 42 vjeç, në episodin e parë, pasi shpjegoi se ata u afruan më shumë gjatë pandemisë.

Dyshja u takuan për një natë filmi, por pasi nuk arritën të bënin një lëvizje, Kourtney zbulon se si ajo shkoi për të bërë hapin e parë, shkruan DailyMail.

“Thash nuk kam kohë për këtë film maratonë. Kështu, bëra lëvizjen e parë”, u shpreh Kourtney.

“Travis është i dashuri im. Shtëpitë tona janë një bllok larg njëra-tjetrës. Ai ishte një nga miqtë e mi më të ngushtë për ndoshta tetë vjet. Ne stërviteshim bashkë, gjatë gjithë kohës. Thjesht ne bëjmë gjëra në nivel miqsh, mund të jemi vetvetja. Ne ramë në dashuri dhe, tani, ai është i dashuri im”, thotë 42-vjeçarja.

Kourtney nuk është e vetmja që flet për marrëdhënien as në shfaqje, pasi edhe Kris Jenner ka komentuar raportin e tyre gjatë shfaqjes.

“Është një marrëdhënie që nuk mendoj se dikush e ka parë të vijë, sepse ata e kanë njohur njëri-tjetrin për kaq shumë kohë”, thotë Kris.

Në fillim të këtij muaji, Kourtney dhe Travis tronditën fansat teksa u martuan në Las Vegas pas çmimeve “Grammy”, megjithëse bashkimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm pasi ata u martuan pa licencë.

“The Kardashians” do të shfaqet premierë të enjten (14 prill) në Hulu pas 20 sezoneve të “Keeping Up With The Kardashians”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]