fbpx

KQZ: 99% të votave janë procesuar

nga Revista Kosovarja

Procesi zgjedhor i së dielës ka përfunduar pa ndonjë ekses dhe nga të gjitha subjektet politike është vlerësuar si proces i rregullt e demokratik.

Ndërsa edhe kësaj radhe KQZ-ja ka qenë në krye të detyrës duke përditësuar në ueb faqen e saj hap pas hapi të dhënat në lidhje me votimin e qytetarëve.

E këtë mëngjes, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më tani janë publikuar në uebfaqen e saj rreth 99 përqind të votave, dhe se kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime, por se ato do të publikohen gjatë ditës.

“09:00 – Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, ka shkruar Elezi në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]