fbpx

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të 34 Komunave

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Rezultatet e këtyre komunave mbesin të njëjtat me ato që u shpallën një ditë më herët, më 28 tetor.

Në certifikim nuk janë përfshirë rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot.

Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto 4 komuna.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]