Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për zgjatjen e afatit deri me 5 prill 2024.
Ky afat pritej të përfundonte sot dhe sipas të dhënave jopërfundimtare të KQZ kanë aplikuar një numër simbolik për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës për votimin e 21 prillit.
KQZ-ja, mori vendim edhe për miratimin e përmbajtjes së fletëvotimi dhe pyëtjes që do tu parashtrohet votuesve me 21 prill.
Votuesve në katër komunat veriore do iu parashtrohet kjo pyetje: A pajtoheni që (emri dhe mbiemri i kryetarit të komunës) të largohet nga funksioni i kryetarit të Komunës( emri i komunës)?
Ndërkaq, te njoftimi për materialet në Depo të KKZ, në secilën komunë, u vendos që të mbahet për një ditë tjetër.