fbpx

Krasniqi e LDK-së: Qeveria aktuale ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të tyre

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qeveria aktuale ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të tyre.

Sipas saj, ata kanë braktisur qëllimet e tyre për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe kanë harruar se janë zgjedhur për të shërbyer popullin.

Ndërsa ka rënditur disa pika, ku shtojë se raporti i fundit për vendin tregon një realitet të hidhur,

“Këtë e konstaton edhe Raporti për vendin për vitin 2023, i cili ka nxjerrur në sipërfaqe një të vërtetë të hidhur, që partia në pushtet përmes aparatit propagandues ka manipuluar vazhdimisht qyetarët e vendit, për zhvillim dhe avancim, ndërkohë që sipas konstatimeve të këtij Raporti situata e vendit është e ndërlikuar. Raporti vë në dukje se “përparim i kufizuar” është arritur në disa aspekte kyçe:

Në fushën e luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, dhe luftës kundër krimit të organizuar, është theksuar se edhe pse ka pasur përpjekje, nuk janë arritur rezultate të dëshiruara, që nënkupton dështimin e kësaj qeverie.

Raporti shënon se administrata publike nuk është reformuar, dhe nuk është arritur asnjë përparim në këtë fushë.

Ani se partia në pushtet ka shumicën e numrave, Raporti ka identifikuar se është bërë pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit. Pra, mazhoranca ka bllokuar punën e Kuvendit.

Në fushën e lirisë së mediave, raporti përmend sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, problemet me financim të mediave që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve të interesave politike. Ndërkohë që qeveria vazhdimisht e ka shpërfillur këtë situatë, duke e injoruar punën e mediave, për me keq në disa raste edhe ka nxitur gjuhë fyese e denigruese ndaj gazetarëve.

Këto konstatime tregojnë se Kosova po ballafaqohet me sfida dhe ngecje të shumta në rrugën e saj drejt reformave dhe përparimit, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të merren masa të menjëhershme për të adresuar këto çështje dhe për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në vend”.

https://www.facebook.com/rrezekrasniqii/posts/3801518623411859?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]