fbpx

Krasniqi uron 4 korrikun: Mbështetja e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit përfshirë dhe Kosovën

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët amerikanë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.Krasniqi ka thënë se 4 korriku është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike krah për krah me SHBA-të.

“Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara. Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit.
Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur” shkruan Krasniqi në Facebook raporton Gazeta Blic.Postimi i plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]