fbpx

Kreatorja unike, Blerina Kllokoqi Rugova vjen me brendin e parë vendor me veshje të gatshme

nga Revista Kosovarja

E ditur, e njohur, se edhe emri i saj tashmë është brend, shkruan Kosovarja, për Blerina Kllokoqi Rugova .

Është themeluese e brendit të saj shumëvjeçar, “BKR”

Është nga dizajneret më të suksesshme kosovare. E njohur edhe përtej kufijve për stilin e saj unik.

Shkurt, emri i saj, ka zënë vend edhe në skena e evente prestigjioze ndërkombëtare.

Megjithatë, pas shumë viteve të suksesshme në fushën e modës, Kllokoqi-Rugova ka nisur punën edhe për themelimin e një brendi të dytë.

Bëhet fjalë për “Bukur World”, i cili do të jetë brendi i parë vendor me veshje të gatshme për t’u veshur, nga çorapet e deri te aksesorët.

Kreatorja unike kësaj radhe , me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ndau disa postime, duke paralajmëruar hapjen e dyqanit të parë të këtij brendi.

Ajo planifikon që dyqanin e parë ta hapë në Prishtinë dhe më pas në disa lokacione të tjera , të qendrave të Kosovës si edhe të rajonit . /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]