fbpx

Kristi ka një vepër dedikuar të dashurës së tij?

nga Revista Kosovarja

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. ‘She’s On Top’ një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me moderatorë Erjona Rusi dhe Arjon Muça ka qenë Krist Aliaj, i cili ka folur rreth ekspozitës së tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo. I pyetur nëse i ka dedikuar ndonjë nga veprat të dashurës së tij, Kristi është përgjigjur se po.

Kristi: Partnerja ishte shumë kurioze të shihte pjesë të miat live aty, të shikonte njerëzit si reagonin e kishta p

Erjona: Një Krist i komletuar po edhe i dashuruar?

Kristi: Dashuria është një nga motivet më të forta në jetën tonë

Erjona: Ka një vepër që i dedikohet asaj?

Kristi: Ka një vepër është shumë e vogël, është një seri disa portretet të vogla, është një gjë shumë e vogël, por simbolike

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]