fbpx

Kryeministrja Meloni ndërpret konferencën për të shkuar në tualet

nga Revista Kosovarja

Giorgia Meloni është një nga ne, pavarësisht statusit publik!

Në konferencën e përvitshme me gazetarët në prani të mediave, kryeministrja e Italisë i tejkaloi pritshmëritë për kohëzgjatjen e bisedës, duke kaluar mbi tre orë në konferencë, gjë që e kapi të papërgatitur përpara një kërkese njerëzore: shkuarjen në tualet.

Në videon që po qarkullon në media, shfaqet Meloni që detyrohet t’i kërkojë ndjesë të pranishmëve për shkak se duhej të shkonte në tualet.

“Natyra thërret. Më falni, por unë duhet të shkoj në tualet…Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem?” dëgjohet të thotë kryeministrja italiane teksa i drejtohet pjesëmarrësve në konferencë.

Pasi mbyll mikrofonin, Giorgia ngrihet nga karrigia dhe drejtohet drejt tualetit.

Ka mjaftuar ky veprim dhe kjo kërkesë në dukje e pazakontë për një person me status publik që videoja e Giorgia Meloni-t të bëjë xhiron e rrjeteve sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]