fbpx

Kryeqytetasit protestojnë pasi Gjykata Komerciale bllokoi Rrugën A

nga Revista Kosovarja

Banorët e kryeqytetit janë mbledhur sot në lagjen Kalabria në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit për bllokimin e punimeve në Rrugën A.

Kjo protestë që po mbahet sot, vjen si rezultat i vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në ndërtimin e kësaj rruge, që mendohet se është një prej segmenteve që do të shkarkojë jashtëzakonisht trafikun në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës e ka konsideruar një vendim të tillë si politik, meqë gjyqtarja që e ka marrë vendimin është motra e deputetes Fitore Pacolli.

Ndërkohë nga Gjykata Komerciale kanë kërkuar përmbajtje nga deklarimet derisa kjo çështje të marrë epilog final./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]