Xhinset e ngushta janë një problem klasik, sidomos kur i ke shumë qejf por nuk të rrinë si duhet!
Sa herë keni blerë xhinse që ju kanë pëlqyer por më pas kuptoni se ju shtrëngojnë dhe se ju duhet një numër më i madh? Por ky problem ka zgjidhje të thjeshta.
Mos hiq dorë nga xhinset e preferuara – ja si t’i zgjerosh vetë!
Lajini me ujë të ngrohtë
Kjo mund të tingëllojë pak çmenduri, por funksionon. Vishini xhinset që janë shumë të ngushta dhe bëni një dush me ujë të ngrohtë, pastaj uluni duke i mbajtur xhinset e lagura veshur. Duhet ujë i ngrohtë, jo i nxehtë, pasi uji i ngrohtë ndihmon në lirimin dhe shtrirjen e tyre.
Përdorni avullin e hekurit
Avulloni zonën e xhinseve që doni të zgjeroni deri sa të ndihen të lagura dhe hapini ato pak nga pak deri sa të arrini në madhësinë e dëshiruar.
Mbushini plot e përplot
Vendosni gjëra të tilla si peshqirë të mbështjellë, gazeta ose jastëkë në zonën e belit ose kofshëve të xhinseve tuaja kur nuk i vishni ato. Mund ta bëni këtë gjatë natës ose gjatë ditës kur jeni në punë për të ndihmuar në ruajtjen e formës.
Bëni një shëtitje
Gjithmonë vëreni nëse xhinset tuaja lirohen pas vendosjes së disa daljeve me to veshur. Kjo ndodh për shkak se nxehtësia natyrale nga trupi juaj së bashku me lëvizjen hap natyrshëm fijet dhe thurjen e xhinsit. Kështu që, mos përtoni dhe shpeshtojini pak të dalat.