fbpx

Kujdesi për beben në plazh apo në pishinë

nga Revista Kosovarja

Së pari informohuni pranë organeve kompetente për cilësinë e ujit dhe pastërtinë e plazhit ku shkoni.

Për sa i përket banjës, nuk kontrollohet as temperatura e ujit të detit, as e ujit të ëmbël, as e pishinës. Është vetë bebja juaj që reagon (qan në kontaktin e parë me ujin). Mos e detyroni të hyjë në ujë.

Bebja nuk duhet të rrijë në ujë më shumë se 10 minuta.

Kur ta nxirrni nga uji thaheni me peshqir.

Kur të luajë në rërë, bebja është mirë të mos jetë lakuriq sepse mund të marrë ndonjë infeksion apo të ketë ndonjë acarim të lëkurës për shkak të mikro-organizmave të ndryshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]