Vala

Mihrije Braha është ndër ato këngëtare që nuk perëndojnë asnjëherë. Është aktive në muzikë që në moshë të re dhe edhe sot e kësaj dite mbetet e dëshiruar, shkruan “Kosovarja”.

Mihrija ka kohë që nuk ka prezantuar para publikut ndonjë projekt të ri muzikor, por njerëzit kanë mundësi ta shohin përherë në emisionin “Odeon”.

A e dinit që këngëtarja Mihrije Braha ka hapur edhe butik? Ajo po shet fustana elegant për zonja e zonjusha, një pjesë prej të cilëve i reklamon vetë, shkruan “Kosovarja”.

Edhe Lora ka pozuar disa herë me fustanet e linjës së Mihrijes. Në një foto, të dyja shihen me sytë e fiksuar në një pikë.

Kjo, është poza që i pëlqen shumë Mihrijes dhe që e bënë shpesh./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË