fbpx

Kupa e Botës ia ndryshoi jetën: Dikur e milte lopën, tash flitet për një lidhje me Neymarin

nga Revista Kosovarja

Zakonisht, Kampionateve Botërore ua shohin hairin futbollistët, të cilëve mund t’ju rritet vlera falë paraqitjeve me Kombëtaret përkatëse.

Por, Kupa e Botës në futboll ka ditur që t’ua ndryshojë jetën edhe tifozeve të futbollit.

Për shembull, tifozja kroate, Ivana Knoll u bë e famshme globalisht falë linjave të saj perfekte, derisa u shfaq në disa ndeshje të kroatëve, por edhe të tjera në Botërorin e Katarit mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2022.

Por, hairin Kupës së Botës ia pa edhe një tifoze rumune, shkruan “Gazeta Express”.

Më saktësisht, stjuardesa atraktive, Adriana Paul u bë e famshme pasi e mbajti në duar trofeun e Botërorit gjatë ceremonisë, të fituar nga Argjentina e Lionel Messit.

E më pas, ajo u bë e famshme globalisht, njëjtë si tifozja kroate.

Ajo madje thuhet se e ka nisur një lidhje me yllin brazilian, Neymar, i njohur për lidhjen me femrat më të bukura të rrjeteve sociale.

Paul pas Botërorit e dha një intervistë, përmes së cilët tregoi se e kishte një fëmijëri të lumtur, derisa iu ndihmonte gjyshit dhe gjyshe në fermën e lopëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]