fbpx

Kuptoni se cili element i rëndësishëm iu mungon në trup nëse ju shfaqen ulçërat e gojës

nga Revista Kosovarja

Anemia ndodh kur keni një nivel të ulur të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Hemoglobina është proteina në ruazat e kuqe të gjakut e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në inde.

Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i zakonshëm.

Ndodh kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, për të cilin trupi ka nevojë për të prodhuar hemoglobinë. Kur nuk ka mjaftueshëm hekur në gjak, pjesa tjetër e trupit tuaj nuk mund të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.

Ndërsa gjendja mund të jetë e zakonshme, shumë njerëz nuk e dinë se kanë anemi nga mungesa e hekurit. Është e mundur të përjetoni simptoma për vite pa e ditur shkakun.

Tek gratë në moshë riprodhuese, një shkak i zakonshëm i anemisë me mungesë hekuri është humbja e hekurit në gjak për shkak të menstruacioneve të rënda ose shtatzënisë.

Një dietë e varfër ose disa sëmundje të zorrëve që ndikojnë në thithjen e hekurit nga trupi, mund të shkaktojnë gjithashtu anemi nga mungesa e hekurit.

Cilat janë simptomat e anemisë nga mungesa e hekurit?

Simptomat e anemisë së moderuar deri në të rëndë të mungesës së hekurit përfshijnë:
• Lodhje e përgjithshme
• Dobësi
• Lëkurë të zbehtë
• Gulçim
• Marramendje
• Dëshirat e çuditshme për të ngrënë ushqime pa vlera ushqyese
• Një ndjesi shpimi gjilpërash ose zvarritjeje në këmbë
• Enjtje ose dhimbje të gjuhës
• Duar dhe këmbë të ftohta
• Rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës
• Thonjtë e brishtë
• Dhimbje koke

Cilat janë shkaqet e anemisë nga mungesa e hekurit?

  • Marrja e pamjaftueshme e hekurit
  • Shtatzënia ose humbja e gjakut për shkak të menstruacioneve
  • Gjakderdhje e brendshme
  • Pamundësia për të absorbuar hekurin
  • Endometrioza
  • Gjenetika

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]