Në faqen e Nderim Nezirit në Instagram, sot ndjekësit kanë hasur në një vështrim, që në fokus kishte këngëtarin Ilir Shaqiri dhe muzikën dikur e sot.
Duke bërë një digresion mes këngëve të dikurshme dhe asaj që serviret sot, Neziri shkruan: “Diten e kam nisur heret, heret dhe me muzike. Rruga per Tirane rralle ka qene me e kendshme, shoqeruar me kenget e Ilir Shaqirit. “Fjalet e Qiririt”, “Serish vjen marsi”, “Yjet e Gjakoves”, e deri tek “Dridhe Shkup e Shkoder”, “Enderr jete”, “Moj e lindur ne Kosove”,- perlat qe na kane rritur e frymezuar.
Çfare force, çfare triumfi ekzaltues e pushtues i çdo note, tingulli e fjale! Gati e kisha harruar forcen titanike te zerit e keges se vertet, sigurisht perhumbur ne katrahuren e muzikes qe na servohet sot, fiks si ushqimet e shpejta, qe vijne me nje liste te gjate efektesh anesore.
Ti kthehem Ilirit dhe jo vetem: Vargut, fjales, emocionit, zerit kristal – Legjende! Jo nga ato “legjendat” qe jane thjesht epitet, klishe, te cilesuara formalisht sa per titull, sa per lavd e berje qejfi.
Ne vend te perfundimit:
Hej, sa shume i kemi ikur vetes, sa skajshmerisht jemi shkrire ne diçka qe eshte si bryma e mengjesit: pa shije, pa sens, pa dobi, e perkohshme, qe harrohet e tretet shpejte”