fbpx

Kur jeni shtatzënë këto gjëra duhet të diskutoni në takimin e parë me mjekun gjinekolog

nga Revista Kosovarja

Gjatë diskutimit me mjekun, ka shumë mundësi që të flisni për temat e mëposhtme:

» Detaje të shtatzënive të mëparshme.

» Kohëzgjatja tipike mes periodave.

» Dita e parë e ciklit të fundit menstrual.

» Përdorimi i kontraceptivëve.

» Barnat me recetë apo pa recetë, që po përdorni.

» Alergjitë që keni.

» Sëmundjet që mund të keni pasur apo që keni aktualisht.

» Operacione të mëparshme, nëse keni bërë.

» Mjedisi i punës.

» Mënyra e jetesës, si: gjimnastika, ushqyerja, pirja e duhanit apo duhanpirja pasive, si dhe përdorimi i pijeve alkoolike apo drogave.

» Rreziku nga sëmundjet që transmetohen në rrugë seksuale, në rast se ju apo partneri jeni në një lidhje të hapur.

» Sëmundjet aktuale apo të shkuara shëndetësore, si diabeti: tensioni i lartë, lupusi apo depresioni, në familjen tuaj apo të partnerit.

» Historiku familjar shëndetësor i të dyja palëve, për foshnja të lindura me anomali apo sëmundje gjenetike.

» Detaje nga ambienti familjar, nëse ndiheni e sigurt dhe nëse keni mbështetjen e duhur në shtëpi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]