77
Emisioni “#Gjesi” ka pyetur qytetarët se sa janë bashkëpunues me Policinë e Kosovës, në momentin kur dëgjojnë apo shohin diçka që duhet raportuar.
Ata janë shprehur krenarë me Policinë e Kosovës dhe kanë falënderuar për punën që e bëjnë.
Ndërkohë, një nga ta ka ndarë një përvojë emocionuese teksa ka treguar momentin kur për herë të parë e kishin ndaluar Policia e Kosovës.
“Gëzimin ma të madh në jetë e kam pasë kur më ka ndalë polici i parë shqiptar. Kam fillu me qajtë si fëmija. Më kanë kapë emocionet shumë të mëdhaja.”, ka thënë ai.