fbpx

”Kurti e mbrojti Kusari-Lilën edhe kur flet me mosrespekt për Enver Zymberin”

nga Revista Kosovarja

Betim Gjoshi, sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se hipokrizia e radhës e Qeverisë është sot kur kryeministri Albin Kurti, sipas tij, bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka deklaruar se Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe, derisa ajo e përmendte edhe Enver Zymberin.

“Atë policin që e kanë vra” – Si e përçmoi Mimoza Kusari Heroin e Kosovës që po përkujtohet sot

“Kryeministri Kurti e ka mbrojtur edhe këtë bisedë, ku e dërguara e tij flet me mosrespekt për Heroin Enver Zymberi. Natyrisht se e mbron, sepse Albin Kurti po koordinohet me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit. Për ‘Qeverinë Zdravo’, në krye të së cilës qëndron kryebashkëpunëtori i Radojçiqit, Heroi Enver Zymberi është ‘ai polici që e kanë vra’”, ka thënë Gjoshi

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=847993623410867&set=a.123691022507801&type=3&ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]