fbpx

Kurti e Osmani u kanë kërkuar partive të qëndrojnë në sallë kur të zgjidhen Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti

nga Revista Kosovarja

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar për serinë e takimeve që i kanë pasur me të gjitha partitë parlamentare për formimin e institucioneve të Kosovës.

Në komunikatë thuhet që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u kanë kërkuar të gjitha partive që të tregojnë konstruktivitet dhe të jenë prezentë në tri seancat e zgjedhjes së tri institucioneve kryesore.

“Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional. Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri në përmbylljen e procesit nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti”, thuhet në komunikatë.

Tutje dy përfaqësuesit e koalicionit fitues të zgjedhjeve janë shprehur optimistë që procesi i formimit të institucioneve të përmbyllet me sukses.

“Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa. Me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në përmbyllje të takimeve, z.Kurti dhe znj.Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në komunikatë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]