fbpx

Kurti: Grenelli e braktisi qendrimin që Serbia ta ndalë fushatën kundër Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti në një intervistë në Opinion tha se Richard Grenell ishte i mendimit që Kosova të heqë taksen 100% ndaj Serbisë, ndërsa Serbia ta ndalë fushatën e saj kundër Kosovës, por këtë të fundit e braktisi pas një udhëtimi në Beograd.

“Kam pasur komunikim intenziv me të. Ai ka pasur qëndrim qe Kosova duhet me hek taksen 100% e Serbia me pushu fushatën e saj së çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këtë të dytën e braktisi pas një udhëtimi në Beograd”, tha Kurti.

Më tutje shtoi se Grenell së fundi u deklratua edhe kunder reciprocitetit me Serbinë, e që sipas tij ky është kulmi.

“Unë kam vazhduar të komunikoj me të në menyre pozitive , por s’mund te pranoj qe Kosova te mos ndertojë marrëdhënie reciproke me Serbinë”, shtoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]