fbpx

Kurti i kthehet Amerikës

nga Revista Kosovarja

Opozita ka pas sukses në ndryshimet qeveritare dhe orientimet kah SHBA-të.

Kritikat e vazhdueshme të opozitës, veçmas në PDK-së, kanë ndikuar në disa segmente të sjelljes së qeverisë Kurti.

Votimi i shumicës për formimin e një komisioni hetimorë për shpenzimet e 125 milionë eurove për energjinë elektrike , shtrenjtimi i rrymës nga ZRRE-ja,importi – eksporti i rrymës dhe punësimet në KEK, janë vetëm disa prej sukseseve të opozitës, që detyrimuan shumicën parlamentare të qeverisë për t’i përkrahur iniciativat e opozitës.
Kritikat e vazhdueshme të opozitës, kanë pas sukses edhe në orientimet e politikave të jashtme të kryeministrit Kuri, i cili edhe pse nuk e thotë, ai po e përfill sugjerimin veçmas të PDK-së.

Kurti i është kthyer SHBA-së, duke parë se Evropa është e paaftë ta zgjidh problemin e Kosovës në raport me Serbinë dhe bisedimet në Bruksel.

Dy udhëtimet e kryeministrit në SHBA, për dy javë, dëshmojnë se Kurti, po i rikthehet aleatit më të fuqishëm të shtetit të Republikës së Kosovës.

Megjithatë Albin Kurti, ende nuk ka prekur dorën e Presidentit amerikan Bajden, e zyrtarisht nën protokoll ndërshtetëror, as të Sekretarit të SHBA-së Blinken.

Tek është në SHBA për një vizitë dy ditore, agjenda e kryeministrit Kurti, nuk ka specifikuar takime të natyrës zyrtare me personalitetet të larta shtetërore amerikane,por ajo në mënyrë të përgjithësuar flet për takime zyrtare si me MCC-në dhe me takime të rëndësishme që do të arrihen në koordinim me lobin Shqiptaro-Amëerikan .
Dinamika e orientimit të Albin Kurtit kah SHBA, vjen edhe pas takimit me kryemnistrin gjerman Olaf Shulc, i cili ka pas kërkesa më të rënda për Vuciqin,duke mos e lënë pa to as Kurtin.

Kurti ,me gjasë ka kuptuar se Evropa nuk është e fuqishme ta zgjidh problemin e Kosovës në raport me Serbinë, ashtu sikur e tha shtypi evropian këto ditë ,pas të cilave kreu i qeverisë kosovare, mësyu SHBA-të.
Tri momente janë thelbësore që Albin Kurti i shkon Amerikës.

Lufta në Ukrainë, e cila ka shpërfaqur miqtë dhe armiqtë e Rusisë,reagimi i ashpër i opozitës në parlamentin e Kosovës dhe takimi me kryeministrin gjerman.

Më e rëndësishmja është se Kurti po kthehet Amerikës e në këtë segment, një e ardhme e afërt mund ta ofrojë edhe me figurat qendrore rreth presidentit Baiden dhe Blinken.

Kurti dhe Evropa me agresionin e Rusisë në Ukrainë, janë duke u bindur se nuk janë të sigurta pa praninë e SHBA-së në Kontinentin evropian. /Safet Krivaça/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]