fbpx

Kurti: I trishtuar nga aksidenti tragjik në Bullgari, jemi në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.

Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se Kosova është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e saj për Maqedoninë e Veriut.

“Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, ka shkruar Kurti ne Facebook.

Kujtojmë se në aksidentin e sotëm në Bullgari kanë vdekur të paktën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut të cilët po ktheheshin me autobus nga Turqia me një kompani shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]