fbpx

Kurti mbledh ministrat, merren dy vendime

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të dielën, ku ka marrë dy vendime.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se ekzekutivi miratoi dy nisma që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, në prag të mbledhjes së përbashkët qeveritare e cila zhvillohet nesër në Prishtinë.

Nisma e parë ka të bëjë për “lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë”.

Ndërkaq, nisma tjetër për “lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]