fbpx

Kurti: Modernizimi i termocentralit Kosova B do të shtojë sigurinë e furnizimit për 20 vjet

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar fillimin e punimeve për modernizimin e Termocentralit Kosova B, një projekt që do të zgjasë jetëgjatësinë e tij për 20 vjet

Kurti theksoi se investimi prej 56.5 milionë eurosh, financuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, do të ulë ndotjen dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji për dekadën e ardhshme.

Ai shtoi se me përfundimin e punimeve në njësitë B1 dhe B2, do të ulet importi i energjisë për së paku 23 milionë euro dhe do të rritet eksporti për 20 milionë euro çdo vit. Modernizimi do të sigurojë gjithashtu një rënie të ndotjes nga pluhuri dhe oksidet e azotit, duke e bërë termocentralin më efikas dhe ekologjik.

Postimi i plotë:

Filluan punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova B. Kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulët ndjeshëm, kurse remontet kapitale do të kenë nevojë që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet.

Përmes këtij investimi në vlerë prej 56.5 milionë euro që po financohet nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës, e që shton prodhimin vjetor për 600 GWh energji, do të përmirësohet dukshëm siguria e furnizimit për 20 vjetët e ardhshme, importi do të ulet për së paku 23 milionë euro ndërkaq eksporti do të rritet për së paku 20 milionë euro në vit.

Përgëzime menaxhmentit dhe punëtorëve të KEK-ut dhe punime të mbara.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]