fbpx

“Kurti para dy dilemave: Të qëndrojë në hotelin luksoz apo të kthehet në Deçan te qytetari i zakonshëm”?

nga Revista Kosovarja

Përderisa në komunën e Deçanit është shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë janë hospitalizuar, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka gjetur kohë për akomodim në një hotel luksoz në Greqi.

Kryeministri Kurti është në një vizitë disa ditore në shtetin helen, teksa dy ditë më parë qëndori në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”.

E pikërisht për faktin se Kurti po vazhdon vizitën në Greqi, edhe pas situatës në Komunën e Deçanit, ky i fundit ka marrë kritika nga PDK-ja.

Betim Gjoshi nga ky subjekt politik thotë se Kurti është para dilemës se a të vazhdojë që të qëndrojë në hotelin luksoz, apo të kthehet në Deçan.

Ai thotë se Kurti vendosi që të “mos prish rehatinë e tij”

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=374299527446948&set=a.123691022507801&type=3

“Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar – Albin Kurti vendosi të mos e prish rehatinë e tij. Ai nuk mori mundimin t’i lëviz këmbët”, tha ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]