fbpx

Kurti për Xhakën që mbajti fanellën me mbiemrin Jashari: Nderoi identitetin e tij

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar gjestin e lojtarit Granit Xhaka, i cili veshi fanellën me mbiemrin Jashari pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës eliminuan Serbinë nga Botërori Katar 2022, e që në fakt fanella i përkiste bashkëlojtarit Ardon Jashari.

I pyetur nga gazeta Blick për këtë, Kurti tha se Xhaka nderoi identitetin dhe kjo është një gjë e mirë për të, njofton Klankosova.tv.

Blick: Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shquar me rrënjë kosovare. Këto bënë sërish polemika në Kupën e Botës kur Granit Xhaka veshi një fanellë me mbishkrimin Jashari, emri i komandantit të parë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, pas fitores ndaj Serbisë. A janë në rregull për ju deklarata të tilla politike në fushën e futbollit?

Kurti: Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme. Dhe nëse dikush nderon identitetin e tij, kjo është mirë edhe me mua.

Kryeministri po ashtu falënderoi Xhakën dhe lojtarin tjetër, Xherdan Shaqirin, si dhe bashkëlojtarët e tyre.

Blick: Keni një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe bashkëlojtarët?

Kurti: I falënderoj ata që frymëzuan kaq shumë talente të rinj për të luajtur futboll. Edhe në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]