fbpx

Kurti: Po punojmë ditë e natë për t’i siguruar vaksinat

nga Revista Kosovarja

Komisioni Evropian konfirmoi sot se në ditët në vazhdim, në Kosovë do të vije kontigjenti i parë me vaksinat për COVID-19.

Presidentja e këtij komisioni, Ursula Von Der Leyen, tha se për këtë çështje ka biseduar edhe me kryeministrin Kurti.

E ky i fundit ka folur për bisedën që ka pasur me Von Der Leyen. Me anë të një postimi në Tëitter, Kurti ka ritheksuar faktin se Kosova deri tani nuk ka marrë asnjë vaksinë.

Ai u shpreh se qeveria që ai udhëheq, po punon ditë e natë për sigurimin e tyre.

“Pranova një thirrje telefonike nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila konfirmoi përkushtimin e BE-së për të dërguar vaksina për qytetarët e Kosovës. Kosova nuk ka marrë asnjë deri tash, dhe ne po punojmë ditë e natë që t’i sigurojmë ato”, ka shkruar ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]