fbpx

Kurti takoi komandantin Jashari: Rritja e FSK-së është e paparë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Kurti ka njoftuar se mbrëmë është takuar me komandantin e FSK’së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari.

Me të, Kurti ka thënë se ka biseduar gjatë “për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme”.

Kurti ka shkruar se rruga e sigurt drejt NATO’s është forcimi e zgjerimi i ushtrisë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/988031886023872?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]