fbpx

Kurti takon deputetët britanik, i premtohet mbështetje Kosovës në KiE e NATO

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.

Kurtit, gjatë këtij takimi iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione të tjera.

Tutje, ai foli për, sipas tij, të arriturat e Kosovës, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike e çështja të tjera aktuale.“Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën.

Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Kurti.
Kujtojmë se i pari i qeverisë është duke qëndruar në Britaninë e Madhe, ku më herë u takua me Sekretarin e Jashtëm të këtij vendi, James Cleverly, me të cilin kanë folur për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë “dhe nevojën për guxim dhe kompromis për më të mirën e njerëzve në të dy vendet”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]