fbpx

Kurti uron 28 nëntorin: Nuk do të kursejmë asgjë për ta ndërtuar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 nëntorin.

Kurti foli rreth projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot”, tha Kurti.

Ai theksoi se nuk do të kursejë asgjë për ta ndërtuar këtë kompleks memorial.

“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari”, tha Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]