fbpx

Kusari konfirmon përgjimet, i quan të “paautorizuar”: Është zëri im

nga Revista Kosovarja

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duke të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në bisedë, Simiç i thotë Kusari-Lilës, “ti e di që unë të kam lidhur me Millanin, keni biseduar rreth 30-40 minuta për gjetjen e ndonjë zgjidhje”, Kusari-Lila i thotë se “dy tre minuta”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]