89
Gjyste Vulaj nuk bën assesi të anshkalohet nga lista e këngëtareve që e teprojnë me grim. Ajo, lyhet shumë dhe në mënyrë ekstravagante.
Me sa dimë, këngëtarja nga Mali i Zi kërkon vetë nga grimerët që ta bëjnë të tillë, shkruan “Kosovarja”.
Qerpikë të mëdhenj artificial, shumë hije, xixa, buzëkuq të ndezur: ky është make-upi “artistik” i Gjystes.
Kur njeriu e shikon këngëtaren, fjala e parë që i bie ndërmend është “tepër”.
Dhe, Gjystes as që i duhet një teprim i tillë. /Kosovarja/