fbpx

Kush është personi që po performon shesheve të Prishtinës që sa ditë…

nga Revista Kosovarja

Tingulli që po dëgjohet në sheshet e kryeqytetit që sa ditë është i pazakontë, aq sa edhe instrumenti që po e lëshon atë.

Andaj, perfomanca e Melih Gezmen, në Handpan, ka marrë vëmendjen e atyre që po enden andej.

Turku, që rreth një muaj, po luan në Prishtinë në instrumentin e zbuluar në Zvicër, i cili në Kosovë s’është se njihet fort.

Pos melodisë që bie në vesh, ata që afrohen këtu, çuditen edhe me formën interesante të instrumentit.

Të dyjat, bëjnë që kosovarët të tregohen dorëshlirë kur dëgjojnë performancën në qendrën e Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]