fbpx

Kush po kryeson në Tiranë dhe Durrës deri më tani?

nga Revista Kosovarja

Procesi i numërimit të votave po ecën me ritme të shpejtave dhe sipas raportimeve të deritanishme mund të ketë një rezultat brenda ditës së sotme, ose në orët e para të ditës së nesërme.

Situata në Durrës

Në Durrës deri në orën 08:00 sipas raportimeve nga KQZ janë numëruar 42 kuti nga 481 që ka ky qark në total. Deri tani kryeson Partia Socialiste me 53.7% të votave, më pas vijon PD me 37.7% dhe LSI me 6.7%.

Nëse mund të përkthehen përqindjet në mandate, për PS shkojnë 8 mandate, 5 PD dhe 1 LSI.

Situata në Tiranë

Ndërkohë numërimi ka vijuar dhe në Tiranë me ritme të shpejta dhe deri tani kryeson PS. Kur janë numëruar 190 kuti nga 1243 që ka ky qark, PS ka marrë 50.4%, PD 37.1% LSI me 6.2% dhe PSD 3.09%.

E përkthyer në mandate PS merr 19 mandate, PD 14 mandate, LSI 2 dhe PSD 1 mandat./tvklan.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]