fbpx

Kutitë e personalizuara, idea kreative e Besa Ajdarit që po bënë bujë në Zvicë

nga Revista Kosovarja

Disa njerëz bëjnë punë shumë të veçanta, kreative dhe definitivisht ndryshe.

E tillë është edhe puna që prej më shumë se një viti bënë Besa Ajdari, 25 vjeçarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, më konkretisht në Vevey, afer Lozanës.

Besa, në atelien e saj “Atelier BK”, krijon kuti të personalizuara për klientët e saj të shumtë. Brenda këtyre kutive, varësisht nga kërkesa e klientëve ka gjera të ndryshme të personalisuara që bëhen dhuratë.

Kjo, po që është një gjetje tepër e mirë dhe një ide kreative. Dhuratat e personalizuara janë diçka kaq e bukur dhe e çmuar njëkohëosisht, e Besa është tashmë eksperte në krijimin e tyre.

“Kjo ide më erdhi para se ta lindja djalin. Isha duke kërkuar disa sende per fëmijë kur gjeta Një faqe në Instagram që ofronte pothuajse të njejtër artikuj që i ofroj unë sot. Fatkeqësisht kjo kompani ishte në Francë dhe thashë me vete, pasi nuk ka diçka të tillë këtu, pse të mos e provoj fatin”, thotë 25 vjeçarja, së cilës hobi po i kthehet ngadalë në profesion.

 

“Unë kam qenë gjithmonë një person krijues dhe bujar ndaj të dashurve të mi, kur ofroj një dhuratë, vendos gjithë zemrën time për të. kënaqësia e të dhuruarit është një vlerë që dua ta ndaj përmes Atelie-së. Idetë vijnë kryesisht nga unë, por unë dëgjoj edhe deshirat e klientit që ta bëjë kutinë me porosi sipas dëshirës së tij”.

Besa, tregon se krijimi i kutive të personalizuara për momentin është vetëm hobi, pasi nuk është puna e vetme që bënë. 25 vjeçarja është asistente administrative, bënë rrogat dhe faturimet për një kompani. Gjithsesi, e pranon se edhe puna në “Atelier Bk” po i shkon shumë mirë.

Kutitë mund të porositen përmes faqes së Instagramit dhe dërgohen falas me postë në të gjithë Zvicren.

“Detyrimet e mia jashtë Atelie-së janë familja dhe puna ime, veçanërisht djali im sepse jam nënë e një djali të vogël 2 vjeç e gjysmë. Në fillim ishte shumë e vështirë për mua të arrija të menaxhoja gjithçka, por falë bashkëshortit, i cili më mbështeti që në fillim, arritëm të gjejmë një ekuilibër mes jetës familjare dhe profesionale. I detyrohem atij për gjithë suksesin tim”, deklaron për “Kosovaren” Besa Ajdari, e cila ka edhe një porosi për gratë.

“Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja, besoni në veten tuaj, sepse gjithçka është e mundur, ju duhet vetëm pak durim dhe shumë punë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]